Totaj: Të thellohet partneriteti me miqtë ndërkombëtarë

25 tetor 2022 | 16:26

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz dhe Genevieve Hengen, zëvendësdrejtoreshë për Bashkëpunim Dypalësh në Drejtorinë e Bashkëpunimit Zhvillimor dhe Veprimit Humanitar – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Luksemburgut.

“Bazuar në përkrahjen dhe miqësinë e vazhdueshme me Luksemburgun, me këtë rast, biseduam për format e bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, duke i shpeshtuar takimet. Temë diskutimi ishin bashkëpunimet dhe organizimi i aktiviteteve me fokus agjendën e gjelbër dhe inovacionin, si dhe bashkëpunim në zhvillimin e arsimit e shëndetësisë”, ka thënë Totaj.

Ai ka shtuar se synimi afatgjatë i Komunës së Prizrenit mbetet që partneriteti me miqtë ndërkombëtarë të thellohet dhe të fokusohet në bashkëpunim më të ngushtë ekonomik e zhvillimor.

“Një ndër prioritetet e qeverisjes aktuale lokale është përmirësimi i dukshëm i kushteve për investime të huaja me synimin për ta bërë Komunën e Prizrenit më atraktive, në çdo sferë”, ka theksuar Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se derbi…