Tottenhami dhe VAR-i ndalin Cityn

17 gusht 2019 | 21:03

Supersfida e kësaj jave në kampionatin anglez në mes Manchester Cityt dhe Tottenhem Hotspur, është mbyllur mes polemikave, pasi skuadrës vendase i është anuluar në shtesë një gol nga VAR-i që normalisht do t’i kishte siguruar fitoren.

Në një duel shumë të bukur, City kaloi i pari në avantazh me Sterling, por u arrit shpejt nga Lamela. Gjithsesi, pasimi perfekt i De Bruyne për Agueron bëri që argjentinasi të gjente rrjetën dhe të mbyllte pjesën e parë me ekipin e tij në avantazh.

City krijoi raste të tjera para se Lukas Moura, ai që i hoqi nga duart finalen e Ligës së Kampionëve, të gjente rrjetën në pjesën e dytë, pak sekonda pasi kishte hyrë në fushën e lojës. Sulmet e Cityt nuk u ndalën dhe Bernardo Silva goditi traversën, ndërsa me hyrjen në fushë të Jesus, ky i fundit krijoi raste të njëpasnjëshme derisa gjeti rrjetën.

Ishte minuta e 92-të e sfidës kur pas një harkimin në zonë, Laport uli topin për brazilianin i cili e dërgoi në rrjetë. Por gjyqtari kontrolloi gjithçka me VAR dhe për një prekje të lehtë me dorë të mbrojtësit anuloi golin e Cityt që do të sillte fitoren, mes protestave të shumta të ekipit të Guardiolës që vazhduan edhe në rrugën drejt dhomave të zhveshjeve pas vërshëllimës përfundimtare që dekretoi barazimin 2-2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha,…