Tottenhami eliminon Cityn nga Liga e Kampionëve

17 prill 2019 | 22:54

Tottenhami ka eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve dhe është kualifikuar në gjysmëfinale.

Skuadra e Mauricio Pochettinos u mposht 4 me 3 në ndeshjen e kthimit, por u kualifikua tutje edhe pse rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 4 me 4. Londinezët shkojnë në gjysmëfinale për shkak të golave të shënuar si mysafirë.

Katër gola u shënuan në 11 minutat e parë të ndeshjes. Raheem Sterling e Bernardo Silva shënuan te City, teksa Son realizoi dy herë për Tottenhamin. Në minutën e 21-të, Sterling shënoi për 3 me 2. Aguero realizoi për 4 me 2 në minutën e 59-të. Llorente i dha golin vendimtar Tottenhamit në minutën e 73-të. “Qytetarët” shënuan edhe në minutën e fundit, por VAR-i anuloi golin e tyre.

Në gjysmëfinale, Tottenhami do të përballet me Ajaxin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia është vetëvrarë. Ai e qëlloi…