Tottenhami i Mourinhos pëson humbje nga Chelsea

22 shkurt 2020 | 16:04

Jose Mourinho është mposhtur sërish nga ish-skuadra e tij, Chelsea. Tottenhami i portugezit u mposht në Stamford Bridge, 2 me 1, dy muaj pasi pësoi edhe në shtëpi.

“Blutë” e Frank Lampardit fituan të shtunën në xhiron e 27-të të Premierligës përmes golave të Olivier Giroudit e Marcos Alonsos.

Krejt në fund të ndeshjes, Antonio Rudiger realizoi autogol për të ngushtuar epërsinë e Chelseat.

Pas fitores në derbin e Londrës, Chelsea arrin në kuotën e 44 pikëve në pozitën e katërt. Tottenhami është i pesti me katër pikë më pak të tubuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Vetëm naivët mund të mendojnë për hapjen e krizave në…