Tottenhami ndryshon mendjen, Kane nuk largohet

07 qershor 2023 | 12:20

Tottenham Hotspur ka ndryshuar mendjen në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Harry Kane.

“90 min” raporton se “Spurs” ia ka komunikuar Harry Kane vendimin që nuk do të lejojë largimin e tij gjatë verës. Kontrata aktuale e Kane me Tottenhamin skadon në fundin e sezonit 2023/24, dhe të dy palët nuk janë afër që të arrijnë akordin për një marrëveshje të re.

Për Kane interesim kanë shprehur Bayern Munchen, Manchester United dhe Paris Saint-Germain. Ndërkohë, Real Madridi është gati që të bëjë një ofertë drejt Tottenhamit për Kane, pas largimit befasues të Karim Benzemas drejt Al Ittihad.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën propozim-vendimin për themelimin…