Tottenhami triumfon ndaj Newcastle

10 dhjetor 2023 | 20:45

Tottenham i jep fund krizës së rezultateve me një fitore të madhe 4-1 ndaj Newcastle United. Skuadra e Ange Postecoglou u rikthye te fitorja pas kishte marrë vetëm një pikë në pesë takimet e fundit.

Spurs nuk u përmbajtën përballë një kundërshtari të vështirë. Kapiteni Son ishte protagonist në dy golat e pjesës së parë. Koreani dhuroi asist edhe për golat e shënuar nga Udogie në minutën e 26-të si dhe për Richarlison në të 38-tën.

Braziliani shënoi dhe në pjesën e dytë, ndërkohë që Son vulosi gjithçka 5 minuta nga fundi. Tottenham ngjitet në vendin e pestë me 30 pikë, tri më pak se City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tre vite qeverisje nga Albin Kurti, Kosova nuk ka…