Totti: Ja pse e mora kartonin e kuq ndaj Balotellit

21 shtator 2018 | 15:38

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti ka folur për kartonin e kuq që e kishte marr në ndeshjen finale të Kupës kundër Interit, pas një reagimi aspak sportiv ndaj Mario Balotellit.

“Ishte një finale ku më provokuan, më fyen mua dhe romakët. Ishte një sulm i vazhdueshëm. Në fund, situata shpërtheu… Ishte një faull i tmerrshëm, vetëm për ta lënduar atë, por lojtarët e Interit nuk më sulmuan. Ndërsa po largohesha pas kartonit të kuq, Maicon më dha kurajo. Ndjenja është se edhe në mesin e shokëve të tij, Balotelli krijoi acarim”, ka thënë Totti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook” duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën…