Totti përfundon sërish në gjykatë, zbulohet arsyeja

03 mars 2023 | 12:06

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, do të përballet me një “betejë” akoma më të madhe sesa ajo e dikurshmja brenda katërkëndëshit të blerë, atë ligjore, ku ndarja e pasurisë me ish-partneren Ilari Blasi do të jetë tema e diskutimit.

Data 14 mars do t’i vendosë të dyja palët përpara gjykatës, e cila do të japë verdiktin e kësaj historie pronash. Nga ana sentimentale, të dy personazhet e mësipërm e vazhdojnë lumturinë në kahe të ndryshme.

Totti ndodhet në krahët e bukuroshes Noemi Boki, ndërsa Ilari i ka prezantuar së fundmi familjes së saj sipërmarrësin gjerman, Bastian Myler.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…