Toure largohet nga City

04 maj 2018 | 16:30

Yaya Toure pas tetë vitesh do të largohet nga Manchester City. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Pep Guardiola, kurse ndeshja e fundit për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë do të jetë të mërkurën kundër Brightonit.

“Yaya ka qenë këtu që në fillim të këtij udhëtimi të ri për klubin e City dhe ka qenë një futbollist kyç, shumë i dashur për ekipin dhe tifozët. Në ndeshjen e fundit në këtë sezon, në shtëpinë tonë, ai do të ketë mundësinë të përshëndesë tifozët për herë të fundit. I takon të largohet me të gjithë respektit”, ka thënë Guardiola.

Yaya Toure ka luajtur 229 ndeshje me City në Premier Ligë dhe ka shënuar 59 gola.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar të gjeturat rreth…