Tovërlani: Munishi merret me eksperimente, mund ta zbulojë vaksinën për Covid-19

28 maj 2020 | 09:35

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, është  “tallur” me homologun e tij nga Ballkani, Ismet Munishi.

Tovërlani ka thënë se Ismeti është më i ri se ai, prandaj ka gjasa më shumë se ai me zbulu vaksinën kundër virusit.

“Ismet është pak më i ri se unë, por ka gjasa më shumë se unë me zbulu vaksinën kundër virusit”.

“Ai ka qejf me u marrë me eksperimente”.

“Megjithatë i dëshiroj më të mirën, përveç ndeshjes ndaj meje”, ka thënë Tovërlani për ‘Dueli Sportiv’.

Dy trajnerët janë ngacmuar jo pak ditëve të fundit, pasi që Tovërlani kërkonte që kampionati të zhvillohej në fushë, ndërsa Munishi në tavolinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të vdekur si pasojë e koronavirusit në…