Tradhti në shoqëri! Shoqja e ngushtë flirton me ish-burrin e Kim Kardashian

15 prill 2019 | 16:10

Nuk është gjithmonë qejf që të ngacmosh ishin e shoqes së ngushtë. Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, Kris Humpries dhe shoqja e saj e ngushtë, Larsa Pippen po përfliten se kanë nisur një histori dashurie.

Një burim pranë “Us Weekly” ka thënë se yjet u panë duke dalë nga zona “VIP” në “Coachella” me një grup njerëzish, ndërkohë që po flisnin me njëri-tjetrin.

Gjatë festivalit është vënë re se Kris i kishte sytë vetëm tek celulari. Nuk dihet ende nëse ka nisur diçka mes tyre dhe si do ta përjetojë Kim këtë “tradhti” që po përflitet në faqet rozë. Martesa e Kim dhe Kris zgjati vetëm 72 ditë, pasi të dy e kuptuan se nuk ishin për njëri-tjetrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur…