Trafostacioni i “Trepçës” në Mitrovicë merr flakë

22 janar 2019 | 12:06

Trafostacioni i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.

Kjo shihet përmes fotografisë që ka siguruar gazeta “Epoka e re”.

Këtë lajm e ka konfirmuar për “Epokën e re” edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri.

Ai ka thënë se nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk ka punëtor të lënduar.

/Epoka e re/A.MAVRAJ

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar sezoni për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, i…