Trajneri i Gjermanisë U21: Kemi ardhur për fitore

26 mars 2018 | 16:20

Kombëtarja e Gjermanisë në futboll U21, ka arritur në Kosovë ku të martën do të takohet me Kosovën U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2019.

Trajneri Stefan Kuntz, ka deklaruar për KTV-në se kanë ardhur për fitore, pavarësisht se e respektojnë Kosovën.

“Do të jetë një ndeshje interesante. Është e kuptueshme që kemi ardhur për fitore. Dua të them se Kosova ka një ekip shumë të mirë të cilët luajnë me zemër”, ka thënë Kuntz. Kosova U21 – Gjermania U21, do të zhvillohet të martën në ora 18:45 në Mitrovicë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Zejnepe ALILI REXHEPI Vetëdija historike e shkrimtarit  Arbër Ahmetaj…