Trajneri i Al Nassrit, Garcia: Ronaldo, i rëndësishëm për ekipin tonë

23 janar 2023 | 16:44

Trajneri i Al Nassrit, Rudi Garcia, ka thënë se Cristiano Ronaldo ishte i rëndësishëm për ta ndihmuar ekipin e tij ta siguronte fitoren ndaj Al Ettifaqit të dielën edhe pse ai nuk ishte i përfshirë në golin e vetëm të ndeshjes.

“Është një shtesë pozitive kur ke një lojtar si Ronaldo pasi ai ndihmon për t’i shpërqendruar mbrojtësit, gjë që ndodhi me golin tonë”, ka thënë Garcia.

“Krijuam mundësi dhe u kërkuam lojtarëve ta diversifikonin lojën mes tij dhe Taliscas dhe nuk duhet të harrojmë se ai mori pjesë në ndeshjen miqësore ndaj PSG-së dhe nuk ka pushuar mjaftueshëm. Edhe me Cristiano Ronaldon në ekip nuk është e lehtë ta fitosh Ligën Saudite për shkak të fuqisë së konkurrentëve”, ka shtuar Garcia.

Fitorja e Al Nassrit i ktheu ata në krye të renditjes së ligës me 33 pikë në 14 ndeshje. Ata janë një pikë përpara Al Hilalit të vendit të dytë, i cili ka luajtur një ndeshje më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi serb i Kosovës, Kosovo-Online, ka publikuar fotografitë e veturës…