Trajneri i Bremenit lavdëron Rashicën

04 prill 2019 | 18:05

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka qenë lojtari i ndeshjes në përballjen Schalke-Werder Bremen.

Trajneri Florian Kohfeldt e ka lavdëruar yllin e Kosovës, i cili realizoi një gol shumë të bukur ndaj Schalkes.

“Atë çfarë bëri Miloti mund ta bëjë përsëri. Ai e ka bërë një hap gjigant përpara. Ai ka më shumë besim në vetveten dhe mund t’i bëjë thjesht gjërat e tilla”, ka thënë trajneri Kohfeldt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit e Departamentit të hetimeve kanë arrestuar të enjten një…