Trajneri i famshëm shqiptar Shkololli jep disa këshilla për sistemin imunitar

12 nëntor 2020 | 15:22

“Sistemi imunitar luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit tonë nga çdo agjent i huaj. Për rritjen e sistemit imunitar, përpos higjienës së mirë, është e domosdoshme edhe një dietë e mirë, aktivitete fizike, braktisja e alkoolit dhe e duhanit. Sikurse duhet të bëni një gjumeë të mirë natën dhe ta menaxhoni si duhet stresin”, kështu ka thënë për gazetën “Epoka e re” trajneri i ‘Illyrian Sports’ Egzon Shkololli.

Ai ka theksuar se ushqimi i shëndetshëm luan një rol të madh në forcimin e sistemit imunitar, dhe kjo sipas Shkolollit, varet nga një përzierje e balancuar e vitaminave dhe mineraleve.

Për më shumë ndiqni këshilla e tij për sistemin imunitar:

Vitamina C

Ekziston një lidhje e fortë e vitaminës C me sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë: portokajtë̈ dhe agrumet e tjera, domatet, spinaqi, brokoli, asparagët, papaja, kivi, frutat e malit, lakra e Brukselit, specat e verdhe dhe të kuq. Edhe luleshtrydhet janë gjithashtu burime të shkëlqyera. Në fakt, vitamina C gjendet në kaq shumë ushqime sa që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë të marrin shtesa, përveç nëse mjeku e këshillon këtë.

Vitamina E

Ashtu si vitamina C, edhe vitamina E mund të jetë një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin tuaj të luftojë kundër infeksionit. Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë, në veçanti në botën bimore: filizat e grurit, lakra e kuqe, brokulli, perimet me gjethe të gjelbra, spinaqi, gruri integral, dhe vajrat bimorë – janë burimet më të mira të vitaminës E. Mishi e përmban vetëm këtë vitaminë në sasi të pa konsiderueshme. Gjendet edhe në disa fruta, si mani, kajsia, avokado dhe te bajamet e arrat. Në sasi të vogla gjendet edhe në produktet e qumështit.

Vitamina B6

Kjo vitaminë e rëndësishme është pjesë e rreth 200 reaksioneve biokimike në trupin tuaj. Ushqimet e larta me vitaminë B6 përfshijnë: bananet, buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, thjerrëzat, spinaqi, patatet etj. .

Vitamina A

Ka një efekt antioksidant që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar ndaj infeksionit. Burime të vitaminës A janë: vaji i peshkut, mëlçia, perimet e gjelbra dhe të verdha me gjethe, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit,

Illyrian Sports
Trajner, Egzon Shkololli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndeshjes miqësore që Kosova e humbi nga Shqipëria, futbollistët…