Trajneri i futbollit tregon tmerrin: Hajnat në Dhermi më hynë në dhomë në orën 04:00

18 gusht 2022 | 22:19

Trajneri i njohur i futbollit në Kosovë, Bekim Isufi ka përjetuar një ngjarje të pazakontë derisa po kryente pushimet në Shqipëri. Ai ka bërë të ditur se në orën 04:00 të mëngjesit i kanë hyrë hajnat në dhomën e hotelit nga dritarja dhe ai me familje e kanë përjetuar tmerrin, raporton “Epoka e re”.

“Unë dhe familja ime përjetuam tmerrin me hajnat në dhomë në orën 4:00 të mëngjesit”, ka shkruar Isufi në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Isufit pa ndërhyrje:

KUJDES!

Dhermia nuk eshte vend ku duhet te ndiheni te sigurte andaj sigurohuni ti keni mbyllur dritaret e Hotelit/Villes apo Apartment ku ju jeni apo keni vendosur te qendroni.

Une dhe familja ime perjetuam tmerrin me hajnat ne dhome ne oren 4:00 te mengjesit.

Me gjithe deshiren e madhe per ti kaluar pushimet ne Jug, pas traumes se perjetuar per nje periudhe shume te gjate kjo nuk do te jete me opcion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Ferizaj ka emëruar Valdrin Nuredinin zëdhënës të ri të…