Trajneri i Interit ka dy fjalë për ndeshjen ndaj Realit

14 shtator 2021 | 12:51

Interi do të përballet nesër në mbrëmje me Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve. Trajneri Simone Inzaghi ka deklaruar: “Respekt për Real Madridin, por pa frikë”.

Me pas Simone Inzaghi foli edhe për dy humbjet e Interit ndaj Realit në vitin e kaluar, duke hedhur poshtë atë se ato rezultate do të ndikojnë edhe në këtë ndeshje. “Ajo që ka shkuar ka shkuar, përfshirë edhe sfidën e dyfishtë sezonin e kaluar përballë Realit. Ne kemi një mundësi të shkëlqyeshme për të shkruar një faqe të rëndësishme për të tashmen tonë. Nuk do jetë një grup i lehtë, por në duam të kalojmë tutje”, ka deklaruar trajneri italian.

“Përvoja në ndeshje të tilla është shumë e rëndësishme. Ne e dimë që nga dita e shortit se grupi nuk do të jetë i lehtë sepse, përveç Realit, do të jenë edhe dy skuadra që do të bëjnë gjithçka për të na vënë në vështirësi. Kemi edhe dy seanca stërvitore për t’u  përgatitur për çdo të papritur, kundër një ekipi me tradita të mëdha dhe me një trajner të madh”, ka shtuar Inzaghi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ajror ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ishullin…