Trajneri i Kosovës kërkon maksimumin nga futbollistët për ndeshjen me Greqinë

13 nëntor 2021 | 19:24

Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Greqisë në Athinë.

Para ndeshjes, në konferencë për media doli trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, i cili tha se lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë, madje edhe të vdesin për vendin e tyre.

“Ndaj Greqisë do të jetë më ndryshe, më vështirë. Ata jane ekip shumë më i mirë. Secili futbollist duhet të japë maksimumin, për të vuajtur në fushë, të japë gjithçka, për të vdekur për shtetin e tij. Do të provojmë të japim maksimumin dhe të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha Gliha.

Ndeshja ndaj Greqisë luhet nesër në Athinë me fillim nga ora 20:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për…