Trajneri i Kosovës: Pse të mos e fitojmë grupin

27 maj 2022 | 16:09

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse sot në konferencë për medie ka thënë se “dardanët” nuk guxojnë të mendojnë se ka ndeshje të lehta ose të vështira sepse kjo dërgon drejt dështimit.

“Synimi është që të kemi paraqitje sa më të mira në këto katër ndeshje për t’i arritur pritshmëritë tona. Nuk ka ndeshje të lehtë dhe nuk guxojmë të mendojmë se ka lojë të lehta ose të vështira sepse nëse mendojmë ashtu do të nisemi drejt dështimit. Në futboll duhet të kesh modesti, t’i respektosh të gjithë. Duhet të japim maksimumin dhe secilën ndeshje ta trajtojmë veç e veç”, ka thënë Giresse.

Trajneri francez është optimist se Kosova mund ta fitojë grupin në Ligën C. “Nuk dua të caktoj objektiva. Dua t’i marrim ndeshjet një nga një dhe pastaj do të shohim. Pse të mos e fitojmë grupin”, ka shtuar Giresse.

Ndeshjen e parë “dardanët” e zhvillojnë si mysafire kundër Qipros më 2 qershor, derisa më pas dy ndeshje i luan në shtëpi kundër Greqisë dhe Irlandës së Veriut, për ta përmbyllur këtë grumbullim me ndeshjen si mysafirë kundër Greqisë më 12 qershor.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e temperaturave që po ndodhë kohëve të fundit, po…