Trajneri i Lirisë pas humbjes nga Ballkani: Nuk dorëzohemi, do të bëjmë gjithçka

20 tetor 2023 | 16:13

Liria pësoi humbje nga Ballkani në ndeshjen e javës së dhjetë në Superligë.

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit ka thënë se skuadra e tij nuk duhet të jetë e përqendruar vetëm 45 minuta, por gjashtë gjithë ndeshjes. Ai e ka pranuar se Ballkani është skuadër shumë më e fortë se Liria.

“Ballkanit dhe trajnerit Ilir Daja i uroj suksese. Kam besimin e plotë se Superligën e Kosovës do ta përfaqësojnë mirë. Po mundohemi të përmirësohemi në aspektin taktik. Duhet të shfrytëzojmë më shumë, jo vetëm 45 minuta. Nuk kemi mundësi të bëjmë shumë ndryshime në formacion. Ballkani është më i fortë se ne në këtë aspekt. Sot kemi çfarë të marrim me vete, dhe kemi çfarë të lëmë. Disiplinën e lojës nga pjesa e parë do ta marrim, kurse do t’i lëmë gabimet e pjesës së dytë. Nuk do të dorëzohemi as unë, as lojtarët dhe as kryesia. Do të bëjmë gjithçka”, ka thënë Yigit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar mbrëmë…