Trajneri i Mallorcas: Futbollistët erdhën të lodhur nga grumbullimi me Kosovën

31 mars 2023 | 11:23

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, ka treguar gjendjen fizike të lojtarëve, pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Aguirre ka thënë se futbollistët që janë rikthyer nga kombëtaret ishin të lodhur, përfshirë edhe Muriqin.

“Ata që mbërritën sot mezi kanë mundur të ushtrohen, nuk kanë punuar me ekipin, sidomos për shkak të lodhjes dhe orëve të fluturimit. Nëse loja do të ishte sot, ata nuk do të mund të luanin”, ka deklaruar Aguirre në konferencë për shtyp, njofton “Marca”.

Sulmuesi Vedat Muriqi u paraqit në dy ndeshje për 90 minuta te Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjet kundër Izraelit (1:1) dhe Andorrës (1:1). 28-vjeçari nga Prizreni nuk la gjurmë në ndeshjet kualifikuese të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar marrëveshje…