Trajneri i Marokut: E mundëm Brazilin në Ramazan, kjo është ëndërr

26 mars 2023 | 14:04

Trajneri i Kombëtares së Marokut, Walid Regragui, ka shprehur entuziazmin e tij, pasi skuadra që udhëheq ai e ka mposhtur Brazilin, vetëm pak minuta para se të përfundonin një ditë agjërimi.

Ai ka thënë se është një ëndërr kjo fitore, sidomos kur vjen në mes të Ramazanit dhe do të shkojnë të luten në Taravi, për të parë nëse është e vërtetë kjo fitore e arritur.

Kombëtarja nga Lindja e Mesme ishte surpriza më e madhe e Kupës së Botës në Katar 2022 ku arritën deri në gjysmëfinale të kësaj gare, e cila do të mbahet mend për shumë gjatë.

Maroku ka treguar se rrugëtimi i tyre nuk ishte i rastësishëm, pasi mposhtën Belgjikën në grupe, për të vazhduar me Spanjën e Portugalinë, por kjo rrugë përfundoi kur u përballen me Francën në ½ e finales, për t’u mposhtur 2:0.

Në ndeshjen që është zhvilluar dje në mes të “Luanëve të Atlasit” dhe Brazilit, ka fituar me rezultat 2:1, me golat e Boufal dhe Sabirit, teksa për ameriko-latinët ka shënuar Casemiro.

Pas kësaj fitoreje ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të Marokut: “Po jetojmë momentumin e Kupës së Botës ende, jemi akoma duke ëndërruar. E mposhtëm Kombëtaren e Brazilit që është e para në botë, në mes të Ramazanit, është çmenduri. Është muaji i Ramazanit, do të shkojmë të lutemi në Taravitë e muajit të shenjtë dhe ta konfirmojmë se kjo fitore ndodhi apo jo. Tani do të festojmë, por është një rrugë e gjatë që na pret përpara”.

Maroku në takimin e ardhshëm do të ballafaqohet me Perunë gjatë ditës së martë, që po ashtu është një miqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar garimi i xhudistëve nga Kosova në Grand Slamin…