Trajneri i Portugalisë lë pushim tetë lojtarë përfshi edhe Ronaldon

21 mars 2024 | 16:46

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka lënë pushim tetë lojtarë titullarë në ekipin kombëtar, mes të cilëve Ronaldo, Cancelo, Felix, Dalot, Neves, Pereira, për miqësoren kundër Suedisë sonte në mbrëmje.

Në këtë mënyrë ai ka vendosur t’i japë një mundësi të rinjve që duhet të garojnë për vendin e tyre në delegacionin e Portugalisë në “Euro 2024”.

Duke folur për mediet luzitane, Roberto Martinez ka nënvizuar se kjo ndeshje kundër Suedisë, sikurse ajo e së martës së ardhme ndaj Sllovenisë, do të jenë dy teste të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian.

“Mendojnë se lojtarët meritojnë pak më shumë pushim, pasi sezoni ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm. Por ky është një shans për të gjithë të tjerët. Pres një test pozitiv kundër Suedisë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 22.03.2024 Punime të…