Trajneri i PSG-së: Mbappe gjuan penalltinë e parë, Neymari të dytën

19 gusht 2022 | 16:37

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka zhvilluar një takim me Kylian Mbappen dhe Neymarin pas polemikës që ndezi në fitoren 5-2 të ekipit të tyre ndaj Montpellierit fundjavën e kaluar.

PSG-ja mori dy penallti në atë ndeshje. Mbappe e mori përgjegjësinë për të parën dhe e humbi. Më pas, Neymari mori të dytin dhe e shndërroi në gol, edhe pse Mbappe tentoi t’ia merrte topin shokut të skuadrës. Klubi donte të gjente një zgjidhje të shpejtë për diçka që mund të bëhej problem dhe pas takimit të Galtierit me dy yjet, u vendos që Mbappe të ishte goditësi i parë i penalltive.

Neymari do ta marrë përgjegjësinë në rast se do të ketë një të dytë në të njëjtën lojë, pasi braziliani konsiderohet një nga gjuajtësit më të mirë të penalltive në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja finlandeze, Sanna Mirella Marin, ka thënë të premten se…