Trajneri i Romës lavdëron Kumbullën

28 shtator 2020 | 13:29

Roma zhvilloi një takim shumë të mirë mbrëmjen e kaluar në “Olimpico”, por nuk shkoi më shumë se barazim 2-2 përballë Juventusit.

Trajneri i verdhekuqve, Paulo Fonseca foli pas ndeshjes ndaj kampionëve në fuqi, duke dhënë një koment edhe për Marash Kumbullën (debutoi si titullar me Romën).

“Më pëlqeu skuadra, ashtu siç më pëlqeu edhe ndaj Hellas Veronës. U treguam shumë të aftë përballë Juventusit, në sulm dhe në mbrojtje. Djemtë kanë besim dhe kurajë të madhe. Mendoj se do të fitojmë shumë ndeshje nëse vazhdojmë kështu.

Mbrojtja? Kemi tre lojtarë të rinj në këtë repart: Kumbullën, Ibanez dhe Mancinin. Të tre këta futbollistë kanë cilësi dhe i shfaqën kundër Juventusit. Jemi shumë të fortë në repartin defensiv. Portieri ynë kreu vetëm një pritje, kjo tregon punën e mirë që bënë tre qendrat tona“, deklaron Fonseca.

Ndërkohë vlerësimi i mediave italiane për debutimin e 20-vjeçarit të kombëtares shqiptare ishte pozitiv. “Disa emocione në fillim, e kuptueshme nëse po flasim për një lojtar të lindur në vitin 2000 që debuton kundër Juventusit në ‘Olimpico’.

Gjithsesi, Marashi nuk tradhton me paraqitjen e tij kundër një reparti sulmues të rrezikshëm si ai i bardhezinjve“, lexohet në vlerësimin e TMW për djaloshin e talentuar nga Malësia e Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se sot ka qenë një…