Hoti: Po përmbushim premtimet tona

28 shtator 2020 | 13:25

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se sot ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës, në të cilën janë ndarë 87 milionë euro për biznese dhe qytetarë.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qeveria e drejtuar nga ai, është duke përmbushur premtimet për ta përballuar sa më lehtë situatën e shkaktuar nga pandemia.

Postimi i plotë i tij:

#rimekembja po ndodhë!

Sot ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës. Po përmbushim premtimet tona për ta përballuar sa më lehtë situatën e shkaktuar nga pandemia.
87 mil euro i kemi ndarë sot për biznese dhe qytetarë.
Në ditët në vijim fillon shpërndarja e:
60 mil euro si subvencion për koston e pagave për bizneset. Bizneset nuk kanë nevojë të aplikojnë, por mjetet do ju ndahen bazuar në numrin e punëtorëve të deklaruar në dhjetor 2019.
Qytetarët duhet të aplikojnë për programet si më poshtë:
7.5 mil euro shtesë për familjet me asistencë sociale për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor
12 mil euro shtesë për dyfishim të subvencioneve në bujqësi
1 mil euro për ndërmarrësi
1 mil euro për ndërmarrjet publike që kanë në vështirësi financiare
2.5 mil euro në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit
1 mil euro shtesë për projekte për zhvillim rajonal
1 mil euro shtesë për familjet me gjendje të rëndë nga radhët e komuniteteve
1 mil euro për promovim të punësimit të grave

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e N’Golo Kantes nuk është e sigurt te…