Trajneri i Rubin Kazanit: E dua në ekip Mbappen

13 janar 2020 | 20:04

Ish-trajneri i Rusisë, Leonid Slutsky, ka zgjedhur Kylian Mbappe si lojtarin ideal për ekipin e tij, Rubin Kazan.

Nuk dihet pse Slutsky ka bërë këtë deklaratë në një kohë kur ylli i PSG-së dhe kampioni i botës, Mbappe, po refuzon ekipe si Real Madridi.

“Ndershmërisht do të thosha që Messi dhe Ronaldo janë opsione në sipërfaqe, por unë do ta merrja Mbappen. E para, është më i shtrenjtë, si dhe më i riu, më i shpejti dhe më premtuesi”, ka thënë Slutsky. Jo pak lojtarë të talentuar zgjodhën disa vite më parë të luanin në Rusi si Hulk apo Willian, por më pas u larguan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i shqiptarëve po vjen dhe, ashtu siç të gjithë…