Trajneri i Sivassporit flet për ndeshjen ndaj Ballkanit

05 tetor 2022 | 15:56

Trajneri i Sivassporit, Riza Çalimbay në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Ballkanit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ka thënë se skuadra kundërshtare është nga Kosova dhe se është e fortë.

“Është e vështirë të merremi me krizën kur ajo ekziston. Gjëja më e rëndësishme është ta menaxhojmë. Nuk kemi bërë kampanjë të suksesshme deri më tash. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën. Kundërshtari ynë është një skuadër nga Kosova. Kur e kemi analizuar, e kemi parë se kemi një skuadër të fortë. Këto ndeshje janë më ndryshe se ndeshjet kampionale. Këto ndeshje janë sikurse ndeshjet e kombëtareve për ne”, ka shtuar Çalimbay.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka uruar mësimdhënësit në ditën…