Trajneri Lennon largohet nga Celticu

25 shkurt 2021 | 11:44

Neil Lennon ka marrë një vendim të papritur duke u larguar nga drejtimi i Celticut.

Në ekipin që ka dominuar prej vitesh kampionatin në Skoci, situata është e trazuar së tepërmi këtë sezon pas paraqitjeve të dobëta dhe diferencës prej 18 pikësh me rivalët e përjetshëm të Glasgowit, çka ka shkaktuar edhe protesta të forta te tifozët.

Në një situatë të tillë, trajneri Lennon vendosi të japë dorëheqje me efekt të menjëhershëm, ndërsa drejtimin e skuadrës e merr ndihmësi i tij John Kennedy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook” dhe “Instagram” kanë vendosur të mbyllin llogaritë e ushtrisë…