Trajneri nga Kosova, Adriatik Kajtazi fiton titullin e kampionit në Zvicër

28 prill 2024 | 13:59

Trajneri nga Kosova, Adriatik Kajtazi është shpallur kampion me skuadrën e tij zvicerane të volejbollit, Schonenwerd.

Trajneri Katjazi e arriti këtë sukses qysh në edicionin e parë në të cilin atij iu besua udhëheqja e skuadrës si kryetrajner.

Kujtojmë që Adriatik Kajtazi, gjatë karrierës së tij në volejboll, ka shijuar trofe të shumtë në aventurën në volejbollin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e deri ne Katar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para ceremonisë së Lojërave Olimpike në Paris, flaka olimpike e…