Trajneri i Werderit e lavdëron Rashicën

05 shkurt 2018 | 21:57

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt është shumë i lumtur me paraqitjen e Milot Rashicës në ndeshjen e tij të parë në Bundesliga.

Milot Rashica javën e kaluar u transferua nga Vitesse në Werder Bremen, ku debutoi në fitoren 2:1në udhëtim ndaj Schalkes. Trajneri i tij, Florian Kohfeldt tha se është shumë i lumtur me paraqitjen e yllit të Kosovës.

“Rashica në tri apo katër raste ka treguar se sa lojtar i mirë është. Ai ka luftuar dhe ka ndihmuar skuadrën, jam absolutisht i lumtur me paraqitjen e tij”, ka thënë trajneri i Werderit, Kohfeldt. Pas ndeshjes edhe Rashica kishte thënë se është i lumtur me paraqitjen e tij nga Schalkes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo, ka folur mbi përplasjen e…