Transferimi më i mirë në Leverkusen vlerësohet Xhaka

25 prill 2024 | 16:55

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka ishte transferimi më i mirë i “Farmaceutikëve”. Sipas Rolfes, kjo për shkakun se ai mbulon pjesën kryesore të lojës së një ekipi.

“Nënshkrimi më me ndikim? Një pozicion kyç ishte Granit Xhaka, si numri gjashtë. Ky numër është zemra e lojës, ai po dominon”, u shpreh Rolfes.

“Është pozicioni më strategjik. Sa sulmues mund të luajmë, sa mbrojtës mund të luajmë? Pozicioni numër gjashtë është gjithmonë pjesë lidhëze e të gjitha pjesëve të ekipit”, ka thënë Rolfes.

Përndryshe, Leverkuseni e ka siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë, teksa është kualifikuar në finale të Kupës dhe gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez do të humbasë pjesën tjetër…