Transformimi në Forca të Armatosura, proces i pakthyeshëm

04 shkurt 2018 | 22:48

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë me dije se transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është proces i pakthyeshëm dhe i sigurt.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se ky proces garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të të gjitha komuniteteve, si dhe kontribuon në sigurinë rajonale.

Ramadani ka mohuar çdo mundësi që çështja e formimit të ushtrisë të bëhet pjesë e procesit të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel. Sipas tij, ky proces është në rrugën e mirë dhe nuk ndërlidhet me asnjë proces tjetër.

Ramadani ka folur edhe për qeverisjen Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo Qeveri është më dinamikja që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Ramadani ka theksuar se kjo periudhë nëpër të cilën po kalojmë, kërkon racionalitet politik e qytetar nga të gjithë, në veçanti nga opozita.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit Hashim Thaçi këtë të hënë pret në…