Tre futbollistët e Fiorentinës shërohen nga koronavirusi

05 prill 2020 | 15:25

Para pak kohësh 3 futbollistët e Fiorentinës, Dushan Vlahoviç, Patrik Cutrone dhe German Pecela, pas testeve të kryera kishin rezultuar pozitivë me koronavirus.

Menjëherë pas kësaj ata u futën në karantinë, për tu shëruar dhe për të mos rrezikuar edhe njerëzit e tjerë përreth. Megjithatë ditën e sotme, Fiorentina ka dhënë një lajm shumë të mirë për të 3 këta futbollistë.

Me një njoftim në faqen zyrtare, klubi shkruan se lojtarët pas testeve të kryera së fundmi kanë rezultuar negativë me Covid-19 dhe tashmë janë shumë mirë si në fillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse keni menduar ta lini duhanin, atëherë nuk ka rast…