Tre herë kryetari me performancën më të mirë në vend, Kuçi afër mandatit të katërt

12 tetor 2021 | 15:50

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, po garon edhe për një mandat për kryetar të kësaj komune, shkruan “Gazeta Projekti”.

Para junikasve, ai e ka shpalosur edhe ofertën e tij programore për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kuçi tashmë ka një bagazh të lartë intelektual dhe menaxherial nën udhëheqjen e Komunës së Junikut.

Ai ishte shpallur tri herë radhazi si kryetari me performancën më të mirë në Kosovë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Si komuna me performancën më të mirë në Kosovë, Juniku ishte shpallur në vitin 2016, 2017 dhe 2018.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Agron Kuçi garon për mandatin e tij të katërt.

No description available.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…