Tre kandidatët e mundshëm për pasardhës të Rejës

29 shtator 2022 | 16:38

Presidenti Armand Duka apo FShF-ja nuk e kanë zyrtarizuar ende largimin e trajnerit Edi Reja, edhe pse pritet largimi i trajnerit italian i cili kërkon një ndarje paqësore me italianin, sepse ai është ende nën kontratë dhe i përfundon më 26 nëntor.

Madje flitet që 76-vjeçari, më saktë 77, pas datës 10 tetor, do të qëndrojë për t’i drejtuar edhe dy miqësoret, me Arabinë Saudite dhe Italinë. Në anën tjetër kanë filluar spekulimet për emrat e kandidatëve për stolin e Shqipërisë që pritet ta zëvendësojnë Edi Rejën.

Xhankarlo Kamoleze është një prej tyre për vetë faktin që ka qenë edhe më përpara duke mbajtur postin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare dhe ka mbikëqyrur nga afër gjithë situatën. Ai është larguar së fundmi nga ky post dhe FShF-ja nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë largim. Një tjetër opsion është Besnik Hasi, i cili mbetet “kandidati i përjetshëm” për këtë post. Një ish-kapiten kuqezi që aktualisht është pa ekip dhe më parë ka drejtuar skuadra si Anderleht, Olimpiakos apo Legian e Varshavës. Një tjetër alternativë që spekulohet është mundësia e rikthimit të Gianni de Biasit, trajnerit të suksesshëm që arriti të kualifikohej me Shqipërinë në “Euro 2016”. Edhe pse ai është trajner i Azerbajxhanit, me ofertën e duhur mund ta shohim edhe një rikthim të bujshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se…