Tre nxënës në Podujevë, pozitivë me Covid-19

01 tetor 2020 | 08:16

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Komunën e Podujevës. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.

Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Bedrie Rama, ka thënë se numri i rasteve aktive aktualisht është 30. “Sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja pozitive me Covid-19 në Podujevë. Aktualisht në këtë komunë aktivë me virusin ‘Korona’ janë 30 persona. Ndërkaq, jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 qytetarë”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interpoli dhe Europoli kanë zhvilluar një aksion, në të cilin…