Kosova u ndihmon Interpolit dhe Europolit për arrestim të 166 personave

01 tetor 2020 | 08:14

Interpoli dhe Europoli kanë zhvilluar një aksion, në të cilin kanë arrestuar 166 persona.

Aksioni është zhvilluar në Evropën Juglindore kundër migrimit ilegal, trafikimit të armëve zjarri dhe trafikimit të drogës.

Operacioni është zhvilluar nga data 24 e deri më 27 shtator, i koordinuar nga platforma multidisiplinore evropiane kundër kërcënimeve kriminale (EMPACT) dhe i udhëhequr nga Guardia Civile e Spanjës, i bashkoi 33 shtete në luftimin e krimit.

Në këtë aksion ishin të përfshirë rreth 9 mijë oficerë të zbatimit të ligjit, përfshirë këtu edhe oficerë të policisë.

Janë kontrolluar mbi 390 mijë individë dhe mbi 44 mijë automjete në pikëkalime kufitare.

Shtetet që kontribuuan në këtë aksion ishin: Shqipëria, Austria, Bullgaria, Bosnja, Kroacia, Qipro, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia Veriore, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania, Ukraina dhe SHBA.

INTERPOL-i njofton se Kosova ishte e përfshirë si palë e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara njoftuan se kryetari i Organizatës së Veteranëve…