Tre Penne – Gjilan zhvillohet nesër

20 gusht 2020 | 16:10

Ndeshja në mes Tre Pennes dhe Gjilanit në kuadër të rundit preliminar në Ligën e Evropës është shtyre për të premten.

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se UEFA ka vendosur për shtyrjen e kësaj ndeshje, pasi sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19 një futbollist i Gjilanit.

“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të sajë do të ritestohen të gjithë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalë pozitiv në testimin e djeshëm dhe rasti i kontaktit të tij. Për orën dhe detajet e tjera do të ju informojmë në vijim”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës, situata…