Tre persona kryejnë grabitje në një market në Prishtinë

18 nëntor 2021 | 23:35

Tre persona sonte kanë kryer grabitje në një market në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com, e ka konfirmuar, Agron Borovci zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në Rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë”, tha Borovci.

Më tej Borovci ka thënë se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, ka folur për idenë…