Tre persona me grip të derrit dhe dy me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive

09 janar 2024 | 21:16

Rastet me gripin sezonal kanë shkaktuar fluks të madh të pacientëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

Madje në vendin tonë janë duke u trajtuar dy raste me COVID-19 në Klinikën Infektive. Përveç kësaj sëmundje janë edhe raste tri raste të tjera me gripin e derrave.

Arben Vishaj, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK ka konfirmuar se në këtë Klinikë tani janë duke u trajtuar dy raste me COVID-19 dhe tre persona të tjerë me gripin e derrit.

Sipas Vishajt, gjendja e tyre është stabile. Ai ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të japin me shumë detaje për këto raste.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që t’i reduktojnë daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nderimi i terroristëve të Banjskës në sheshin e Mitrovicës së…