Tre persona të vdekur në një aksident trafiku në Raçë të Gjakovës

17 prill 2021 | 10:09

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës.

Siç mëson Telegrafi në këtë aksident kanë vdekur tre persona.

Ndërkaq, Telegrafi ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili vetëm konfirmoi aksidentin, mirëpo pa dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Jemi në pritje, të raportit nga vendi i ngjarjes. Në momentin që e marrim raportin ju tregojmë”, ka thënë Gjurkaj.

Ndërkaq, sipas medias lokale ‘Syri-vizion” të aksidentuarit dyshohet se janë shtetasë të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Arbërinë dhe synon…