Tre persona theren për vdekje gjatë një sulmi në Francë

29 tetor 2020 | 11:31

Tre persona janë vrarë gjatë një sulmi me thikë në qytetin francez të Nice, ka njoftuar policia.

Kryebashkiaku i këtij qyteti, Christian Estrosi, ka thënë se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

Policia ka thënë se një gruaje i ishte prerë koka në sulm dhe Estrosi foli për “Islamofashizëm”.

I dyshuari është ndaluar menjëherë pas sulmit, raporton “BBC”.

Prokurorët kombëtarë të Francës antiterror kanë hapur një hetim vrasjeje.

Kryetari i bashkisë u ka thënë gazetarëve se i dyshuari kishte “përsëritur pafundësisht ‘Allahu Akbar’ (Zoti është më i madhi) kur ai po trajtohej në vendin e ngjarjes”.

Estrosi ka thënë se një nga të vrarët ishte kujdestari në bazilikë.

Ndërsa ministri i Brendshëm u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit. Gerald Darmanin ka thënë se po mblidhte një takim krize në ministrinë në Paris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robotët inteligjentë po përdoren për të ndihmuar pastruesit e rrugëve…