Tre shqiptarë në top 5 për zgjedhjet parlamentare në Suedi

18 tetor 2021 | 21:21

Astrit Gashi, Halmstad

Zgjedhjet parlamentare në Suedi mbahen në javen e tretë të shtatorit 2022. Partitë parlamentare tani kanë filluar të dalin me listat e tyre regjionale për parlamentin suedez.

Socialdemokratët në Holland dolen me një listë me të cilën në top pesë janë tre shqiptar.
Listes i prinë Jennie Nilsson ish Ministre e Çështjeve Rurale sot antare e parlamentit suedez. I dyti është Adnan Dibrani, Varberg. Adnan Dibrani hyri në Parlament në 2010 dhe ka përvojë të gjerë nga partia dhe puna në parlamentin suedez.Adnani do të ndihmojë në ngritjen e çështjeve të rëndësishme për regjionin e Hallandit thuhet në projekt nominimin e tij.

Emri i ri i tretë në listë është Aida Birinxhiku (22 vjeç), Falkenberg. Pavarësisht moshës së re, Aida ka arritur shumë. Aida aktualisht studion drejtësi dhe është anëtare e Këshillit Bashkiak.

Arber Gashi, Halmstad, propozohet për një emër të ri të katërt në listë. Në baza ditore, ai është kreu i Agjencisë Suedeze të Sigurimeve Shoqërore dhe kryetar i Social Demokratëve në Halmstad. Me Arberin, ne marrim një përfaqësues të ditur dhe të sigurt, i cili do të kontribuojë me përvojë nga fusha të rëndësishme në shoqëri. Arberi është motori i Socialdemokratve në Halmstad i cili do të perfaqsojë mrekullushem në parlamentin suedez.

Propozimi i Komitetit të Nominimit do të miratohet përfundimisht në konferencën zgjedhore më 20 nëntor me këtë rast për herë të parë do të ndodhe që bartës të listës do të jenë tre shqiptar.
Kjo është pasqyra me e mire e integrimit dhe perfaqsimit të komunitetit tonë në politiken suedeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për asamble komunale të Prishtinës nga radhët e Lidhjes…