Tre të lënduar në një aksident në rrugën Gjakovë-Klinë

07 nëntor 2023 | 18:43

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën Gjakovë – Klinë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore)”, tha ai.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka dhënë intervistë për revistën “France Football”. Ai…