Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Pejë

02 dhjetor 2021 | 07:53

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pavlan të Pejës, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar për trajtim m,jekësor në spitalin e Pejës.

“Rreth orës 22:40 në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht në fshatin Pavlan, një veturë është vetaksidentuar. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ofertat nuk kanë të ndalur në NimiTV! Për gjithë Diasporën…