TREND POLITIK

05 shtator 20:14

Politikan nuk jam, por edhe pa politikë s’jetohet sot

Po, po! Nuk i përkas asnjë partie, sepse i përkas vetëm vetvetes, familjes dhe shoqërisë. Vërtetë unë jam njëri nga themeluesit e PDK-së dhe punoj si administrator në selinë qenrore të saj, por kjo s’ka lidhje me atë që po dua ta them!

Duke i lexuar disa opinione publike të të pavarurve të VV-së, thash ta provoj dhe unë njëherë një nga këto anonimet! Dhe, ju garantoj se më i pavarur se ata jam, për nja tri herë! Me këtë tip njerëzish të paanshëm të VV-së, sikur krijohet përshtypja se edhe vetë VV po bëhet e pavarur?! E drejtë e saj! S’kam gjë kundër! As kundër VV-së, as kundër asnjë partie politike në këtë botë!

Unë vërtetë i pavarur ndjehem në mendimin dhe qëndrimin tim, por edhe puro shqiptar jam. Pastaj me qenë shqiptar dhe apolitik, diqysh nuk shkon, sepse nuk ke as llaf me kë të bësh! As në shtëpi, as në punë, as në kafe, as ditën, as masdarke. Prandaj, edhe pse nuk i përkas asnjë subjekti politik (posi?!), me politikë merrem, si çdo shqiptar, se s’bën! Edhe si i pavarur, kam një mendim neutral, por shumë të rëndësishëm për momentin zgjedhor që po kalojmë, si Kosovë.

Të gjitha partitë i kemi provuar dhe i kemi parë në qeverisje se si janë. Asnjëra nuk e meriton, por s’kemi çka bëjmë, dikush duhet me qeverisë këtë Kosovë. Pasi nuk ja kemi lanë Serbisë, tash duhet, keq e mirë, vetë me qeverisë! I pëlqen apo jo, ky fakt, argatëve të Serbisë! Shkoni kah nuk shkoni, PDK-në aty e keni!

Por nuk i kemi provuar të gjithë liderët për kryeministra dhe unë them se, qysh po duket, më së miri është me ja besu njëherë Kadrisë. Me Kadri Veselin kryeministër fiton Kosova, fiton Lugina, fiton Diaspora…

Nuk kam gjë kundër të tjerëve, por psh: Albini doli kundër vetvetes, kur e mohoi Luginën, edhe atë vetëm për fushatë, pa asnjë zor, ruaje zot Kosovën pastaj! Vjosa, me ba m’u prishë me vjehrrën, murë ta bën kufirin në Muqibabë, biles edhe thirret në shembullin e presidentin amerikan! Ramushi, me gjithë respektin, kam frikë se ju ka rritë mendja pak tu i qitë Merkeli kafe personalisht, e mos i ka ra vetes m’syshë, le pastaj që e ka maru edhe ushtrinë, e mos po na shtin najkah në luftë! Fatmiri më duket nuk e ka përnjëmend, po nuk i dihet, sherri dhe hajri shpesh flejnë në të njejtën llugë!

Kështu që, sille kah ta sillsh, ma shumë që po i shkon Kadrisë për kryeministër, nuk po duket kush në horizont. Jo që unë po them, por le ta provon njëherë qat luftën kundër korrupsionit, që po thotë, se kallaj me folë! Veç diçka po ma prish, po ndoshta e ka bërë për m’syshë dhe bani me ja hjekë qat shaminë Besës, tjerat krej i ka më lehtë!

P.S.

Kadria e gjeti Shqiptarin, mirë boll! Ama kur Luli gjenë Migjenin, kjo është kulmi, beso! Kulmi politik, sepse edhe kulmi i letërsisë shqiptare është Migjeni me Lulin!

Dhe, unë si letrar, sado i pavarur që jam, e kam pikë të dobët këtë moment dhe e mbështes!

Prishtinë, 5 shtator, 2019

                                            Halil Selimi

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness…