Treni godet një 20-vjeçar në Prishtinë

21 shkurt 2019 | 15:47

Një 20-vjeçar me inicialet I. H. është goditur nga treni në linjën hekurudhore Pejë-Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore.

Aksidenti sipas policisë ka ndodhur sot rreth orës 14:00, derisa treni ka qenë në lëvizje.

“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi do të garon nesër në Grand…