Trepça ’89 deklasoi Gjilanin

18 gusht 2019 | 18:57

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e javës së parë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Trepça ’89 e ka deklasuar Gjilanin në ndeshjen e zhvilluar sot në Mitrovicë, pasi e mposhti me rezultat 4-1. Adrian Muja shënoi dy gola në pjesën e parë, kurse nga një tjetër e shtuan nga penalltia Arb Manaj dhe Leart Emini, derisa nga penalltia e shënoi edhe Gjilani golin e vetëm në ketë ndeshje. Autor ishte Bushiç.

Ndërsa Dukagjini i Klinës ka debutuar me barazim, pasi ndau pikët me Ballkanin nga Suhareka (0-0).

Ndërsa fitues në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan doli skuadra e Ferizajt, e cila e mposhti 0-1 Dritën. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Filonit Shaqiri në minutat shtesë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Ashley Cole e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli aktiv.…